Arrestohet një serb në këtë komunë, zbulojet arsyeja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë që dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile.

Ai dyshohet se gjatë luftës ë Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Policia tha se gjatë kontrollit të shtëpisë së dyshuarit ka sekuestruar si prova materiale, sikurse një revole, fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.

Një burrë shikon pllakën përkujtimore ku janë shkruar emrat e personave të vrarë gjatë luftës më 1999 në fshatin Rrezallë.

Pas këtij arrestimi, kanë reaguar nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.

Lista Serbe tha se ky arrestim “është i pabazuar”. Kjo parti tha se i arrestuari është Dragisha Millenkoviç, duke shtuar se po bëhet “gjueti për serbët para syve të bashkësisë ndërkombëtare”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se ky arrestim është “plani i hakmarrjes ndaj serbëve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke mos dhënë asnjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Lufta në Kosovë e viteve 1998/99 përfundoi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në luftë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur janë mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë./REL

Scroll to Top