Vrau nënën shqiptaren të dy fëmijëve, italiani dënohet

Jil
Jil
1 Min Read

ITALI- 14 vite burg ka dhënë gjykata e Ragusa-s për 30-vjeçarin Federico Lacona, italianin i cili vrau me thikë shqiptaren Brunilda Halla. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 maj të vitit të shkuar, jashtë shtëpisë së 37-vjeçares në Vittoria, raportojnë mediat italiane.

Lacona e goditi atë në pjesën e pasme të kokës, shpatullave dhe qafës me një thikë. Më pas i riu deklaroi se ai ishte një gjest “rebelimi kundër shoqërisë”.

Prokurori publik Gaetano Scollo kishte bërë një kërkesë të ngjashme për një dënim në fund të aktakuzës së tij. I riu është dënuar edhe me shpenzime gjyqësore dhe mbajtje me burg. Ndërkohë familja e shqiptares u dëmshpërblye me 75 mijë euro secili dhe 30 mijë euro për vëllain e viktimës.

Brunilda Halla u vra në sy të njërit prej fëmijëve të saj, dhe më pas ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Vrasja tronditi jo vetëm Vittorian, por gjithë Italinë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *