Nuk justifikon dot pasurinë, Rovena Gashi ‘rrëzohet’ në të gjitha shkallët e vetting-ut.
Gashi u shkarku përfundimisht nga detyra si prokurore në 2019. Ky ka qenë vendimi i Kolegjit të Posatshëm të Apelimit, duke lënë në fuqi edhe vendimin e dhënë më herët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Rovena Gashi ka paraqitur një kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues të KPA-së, por që nuk u realizua pasi kërkesa është paraqitur pasi ishte tërhequr trupi gjykues.
KPK në 25 korrik 2018 shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.
KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.
Gjithashtu një apartament tek Shkëmbi i Kavajës, duke mos dhënë realisht të gjitha pagesat dhe pamundësisë për të paguar me të ardhura të ligjshme. Problem me një tjetër apartament në Tiranë, deklarim të pasaktë dhe formë kontradiktore të pagesave.