Po kthehej nga puna për në shtëpi, identifikohet 28-vjeçari 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Iralt Merdita është 25-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Itali.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa 25-vjeçari po udhëtonte me një motor Honda  përgjatë provincës 668 të Lenos.

Sipas medieve italiane, ai po kthehej nga puna në momentin e aksidentit tragjik.

Merdita u përplas me një Volkswagen Passat dhe fluturoi disa metra në ajër para se të përfundonte në tokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kthehej nga puna për në shtëpi, identifikohet
Scroll to Top