JiL.al - Jeto i Lumtur

U bllokua në punë, ndërron jetë 56-vjeçari shqiptar (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kristo Çepa ka ndërruar jetë në Greqi. 56-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen teksa ishte në ambientet e punës. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën Faliro të Kavallës. 56-vjeçari mbeti i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator i vogël dh e gjatë nxjerrjes është lënduar edhe një zjarrfikës. Burimet paraprake bëjnë të ditur se gjatë punës është rrënuar një mur. Viktima menjëherë u dergua në spitalin e qytetit ku është konfirmuar vdekja e tij.

Për nxjerrjen e tij është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa siç u bë e ditur gjatë operacionit ka mbetur i plagosur në dorë një zjarrfikës.

Scroll to Top