Vrau ish-dhëndrin, prokuroria del me njoftimin e fundit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin dhe 35 vite burg për të bijën Dhurata Saliasin Picari. Ata akuzohen për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliasi. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë gjykatës së Tiranës në qershor të vitit 2021.

Si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cama. Gjatë kohës  kur zhvillohej gjyqi,  Mexhit Picari ka mohuar që vajza e tij të kishte dijeni për vrasjen.  Ai ka kërkuar ndjesë për krimin e bërë.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe vajza e tij,. Dhurata Saliaj ka mohuar të ketë gisht në vrasje. Ajo ka deklaruar se nuk e dinte që babai i saj do kryente vrasjen, pasi në të kundërtën s’do e kishte lejuar kurrë. “Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, ka thënë Dhurata.

Scroll to Top