Greqi- Një 42-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia greke pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij se ai kishte kërcënuar t’i vriste foshnjen.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës, dhe sipas mediave greke, gruaja 40-vjeçare, gjithashtu shqiptare, i tha policisë se 42-vjeçari kërcënoi të vriste foshnjen për shkak se po qante.
Bëhet e ditur se shqiptari ka qenë nën efektin e alkoolit. Forcat e policisë kur shkuan në vendngjarje gjetën gruan që mbante foshnjen duke u përpjekur ta mbronte.
Pasi u shoqëruar, 42-vjeçari u la i lirë por është i ndaluar për çështje https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative pasi u zbulua se nuk disponon dokumente të rregullta për të qëndruar në Greqi.