JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndryshon ligji, hyrja në tendera bëhet me pagesë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bizneset që duan të marrin pjesë në tenderat publikë do të paguajnë një tarifë për të dhënë ofertë përmes sisemit të prokurimit elektronik. Qeveria ka përmbysur ligjin e prokurimeve publike duke ndryshuar pjesën dërrmuese të neneve në ligjin ekzistues, përmes një drafti të ri që është hedhur për konsultim publik.

“Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik për zhvillimin e procedurave sipas këtij ligji dhe ligjeve të tjera nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë kryhet kundrejt pagesës. Tarifat e përdorimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në projektligjin e ri.

Bërja e tenderave me pagesë është propozuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Por ky është vetëm një nga ndryshimet e ligjit të ri. Një tjetër ndryshim është ai që i detyron bizneset të sigurojnë kontratën tek shoqërite e sigurimeve.

“Para nënshkrimit të kontratës, autoriteti ose enti kontraktor i kërkon ofertuesit fitues të paraqesë një sigurim kontrate prej 10 % të vlerës së saj. Sigurimi i kontratës i lëshuar nga shoqëri sigurimi të të licencuara në Republikën e Shqipërisë dorëzohet online përmes ndërveprimit me sisteme të treta,” thuhet në draft.

Sipas qeverisë, detyrimi i bizneseve për të siguruar kontratën do të shërbejë si një element garancie për institucionet publike në rastet e shkeljes së kontratës nga bizneset që fitojnë tenderat. Ky ndryshim në ligjin e prokurimeve i shkon për shtat shoqërive të sigurimit, të cilat tashmë do të kenë një front të ri biznesi, teksa bizneset do të jene të detyruara me ligj të sigurojnë kontratat publike.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në projektligjin e ri të prokurimeve publike është ai që i jep të drejtë qeverisë të centralizojë tenderat publikë përmes një institucioni të ri, që do të quhet “Organi Qendror Blerës”. Ky institucion do të krijohet rishtaz dhe do të jetë në varësinë direkte të kryeministrit.

“Këshilli i Ministrave vendos të krijojë organe qendrore blerëse, për kryerjen e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoriteteve ose enteve kontraktore si dhe për monitorimin e zbatimit të kontratave,” propozohet në draft.  

Sipas draftit, organi qendror blerës, i krijuar nga Këshilli i Ministrave, do të asistohet nga organizma ndërkombëtare, për një periudhë 3 vjecare, me qëllim ngritjen e plotë të kapaciteteve https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative profesionale të tij. Rregulla të posaçme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

S’ka tendera pa deklaruar pronarët

Projektligji i ri zgjeron shkaqet e skualifikimit të kompanive nga prokurimet publike. Sipas tij, kompanitë që nuk kanë deklaruar pronarët përfitues sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi skualifikohen automatikisht nga tenderat publikë.

Qeveria arsyeton se ky propozim vjen si domosdoshmëri për të penguar kompanitë që nuk kanë të regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve që të fitojnë kontrata publike.

Po kështu drafti i ri vendos detyrimin për skualifikim edhe kur operatori ekonomik nuk përmbush detyrimet  që rrjedhin nga legjislacionin për pagat; detyrimin për skualifikimin e një operatori ekonomik edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale është anëtar i një organi https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, i operatorit ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.

Scroll to Top