Në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, dyshja e ish-banorëve Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u konsideruan rival me njëri-tjetrin.
Për gjatë javëve brenda shtëpisë së famshme dyshja kishin konflikte të shumta dhe të ashpra, por mes tyre u pa nga fansat edhe një kimi.
Pas përfundimit të BBVA, Luizi dhe Olta janë përzgjedhur si protagonistë të një filmit me titullin “Në kuadër të dashurisë”.
Tashmë xhirimet për filmin kanë nisur dhe së fundmi ato po bëhen në qytetin e Korçës.
Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme (e enjte) janë shpërndarë imazhe ku Luizi dhe Olta shihen teksa xhirojnë një nga skenat e filmit në një park.
Në anën tjetër krahas kësaj, artisti nga Shkodra mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Kujtojmë që Luizi u shpall fituesi i BBVA 2, ndërkohë Olta vendosi ta linte përgjysmë rrugëtimin e saj pas gati 100 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë së famshme.