Policia Rrugore ka ndëshkuar me gjoba disa drejtues mjetesh dhe motomjetesh, pasi disa prej tyre kanë kaluar afatin njëmujor të mosshëlyerjes së masave https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative.
Mësohet se nga 932 mjete të kontrolluara, për 102 prej tyre ka rezultuar se ka kaluar ky afat i shlyerjes.
“Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, ditën e sotme, në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative të pashlyera, kanë ngritur pika kontrolli me qëllim evidentimin e drejtuesve të këtyre mjeteve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë ditës të sotme, janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete. 102 prej tyre kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor. Plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.”, thuhet në njoftimin e policisë.