Rikthehet pas 7 vjetësh fenomeni i tmerrshëm, El-Nino

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

enomeni El-Nino po rikthehet, duke ngrohur ujërat sipërfaqësore në Paqësorin qendror pas shtatë vjetësh me një dukuri klimatike natyrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se mund të çojë në ngjarje ekstreme të motit, nga thatësira deri në përmbytje dhe temperatura rekord.

El-Nino paraqitet kur erërat e dobëta që fryjnë nga perëndimi drejt Azisë nuk arrijnë të shtyjnë ujërat e ngrohta sipërfaqësore në atë drejtim, duke bërë që temperatura e sipërfaqes të rritet me 4-5 gradë.

Ky fenomen parandalon që ujërat më të ftohta dhe më të thella të ngrihen në sipërfaqe në ato rajone, duke shkaktuar ndryshime në kushtet e motit në pjesë të tjera të botës.

El-Nino shkakton fenomene të motit si shira të dendur, përmbytje, thatësira dhe zjarre pyjore.

Rajonet që mund të preken veçanërisht nga zhvillimet potencialisht ekstreme të motit janë Oqeani Paqësor, Briri i Afrikës, Azia Juglindore dhe Amerika e Jugut.

Shqetësimet kanë filluar të rriten lidhur me efektet e mundshme të El-Ninos, ndërsa pritet të goditen tregjet e mallrave dhe të ketë ndërprerje në zinxhirët e furnizimit me ushqime.

Scroll to Top