JiL.al - Jeto i Lumtur

Familjarët shkojnë në Serbi për të takuar tre policët e arrestuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e sotme tre policët që janë arrestuar nga ushtria serbe do të vizitohen nga familjarët e tyre. Lajmin e konfirmoi ministria e Jashtme në Prishtinë. Tre policët po mbahen në qeli në Kralevë, pasi iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd e cila është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe zyrtarët policorë, është njoftuar se vizita e familjarëve të policëve të Republikës së Kosovës që po mbahen në Kralevë pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme”, kanë deklaruar nga kjo Ministri

Scroll to Top