Reshje të dendura breshëri janë regjistruar të shtunë në fushën e Maliqit.
Nga pamjet e siguruara në fshatin Vreshtas të kësaj bashkie, reshjet e breshrit bien në formë shumë intensive.
Situata pritet të sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi, kryesisht në kulturën e grurit.
Një stuhi breshëri përfshiu pasditen djeshme edhe territorin e bashkisë Fushë-Arrëz.
Sipas njoftimit të vetë bashkisë shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore por shkaktoi edhe dëmtime të çative dhe makinave të zonës.