JiL.al - Jeto i Lumtur

SPAK mësyn në banesën e gruas që regjistroi video-përgjimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar pak më parë me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme nën akuzën për “Korrupsion pasiv”.

Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se nënë akuzën për “Korrupsion Pasiv”, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij.

Ajo ka bërë me dije se SPAK ka siguruar tashmë prova që lidhin Gjicin me akuzën për “Korrupsion pasiv”.

Scroll to Top