Moti i keq pushton vendin, humb jetën nëna dhe djali 5-vjeçar

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen tragjike të nënë e bir në Pejë të Kosovës, si pasojë e motit të keq nga reshjet e dendura të shiut.

Nënë e bir kanë mbetur të vdekur si pasojë e vërshimeve të ujit. Bëhet fjalë për një fëmijë pesë vjeçar dhe nënën e tij rreth të 30-ave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Asllan Qeshme”. Vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00, ndërsa rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete.
Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka dhënë disa detaje në lidhje me humbjen tragjike të nënë e bir.

Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet e ujit në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivel të lartë. Ajo tha se nënë e bir ndodheshin bredna në shtëpi duke ndenjur, kur shiu i madh u rrëzoi shtëpinë.

“Ndodhi papritur, reshjet e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë! Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtori i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *