Të mërkurën me 28 Qershor parashihet të kemi mot të qëndrueshëm dhe stabil sidomos orëve të mëngjesit. Nëpër disa lugina mund të ketë mjegull afatshkurtër e cila pritet të shpërndahen shumë shpejtë. Gjatë orëve të mëngjesit dhe paradites do të mbajë mot kryesisht me diell, i ngrohtë dhe stabil në tërë rajonin si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi.
Orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashihet ardhja e një fronti të ftohtë ajror i cili fillimisht do të fillojë të shtrijë ndikimin e tij në veri dhe veriperëndim të Kosovës ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje e temperaturave. Më pastaj reshjet do të shtrihen edhe në disa vise tjera të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe eventualisht në veri të Shqipërisë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe do të vinë në orët e vonshme të pasdites eventualisht në mbrëmje.
Pra, në mëngjes dhe paradite kryesisht me diell dhe nxehtë. Në mesditë temperatura pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius në Kosovë e disa gradë më lartë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Pasdite dhe në mbrëmje ulje temperaturave që fillojnë nga veriu i Kosovës dhe pastaj freskia shtrihet gradualisht drejt jugut ku lokalisht mund të përcillet me ndonjë rrebesh shiu.