Ish-drejtori i Policisë zbulon kush janë personat që fundosën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici shokoi opinionin publik, teksa ende nuk dihet se kush qëndron pas regjistrimit të videos.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi deklaroi se kundërshtarët e Safet Gjicit, të cilët ai vetë i akuzon se e futën në kurth, nuk janë politikë por kanë të bëjnë me përvetësimin e fondve me anë të kompanive që Gjici zotëron.

Sipas Prençit, kjo dallohet edhe nga përfshirja e gruas së identifikuar si Alma K., pasi ajo shfaqet si eksperte në joshje.

“Kundërshtarët nuk janë politikë. Po të ishin politikë e kishin nxjerrë gjatë fushatës. Janë njohje të vjetra. Ka të bëjë me kompanitë e Gjicit që ia ka kaluar vëllait kur mori detyrën e prefektit, 112 milionë euro janë përfituar nga fondet e bashkisë. Kjo nuk ka të bëjë me konkurrencën politike, por për copat financiare që ai u ka marrë të tjerëve dhe me tenderimet që ka bërë ndër vite. Alma është e specializuar në fushën e rekrutimeve për marrëdhëniet intime. Fakti që ajo kishte një marrëdhënie tjetër me një kryebashkiak në Librazhd do të thotë që është shumë e sofistikuar. Ala del në videon e parë dhe të dytë si një person shumë i rafinuar për joshjen e personave.”- tha Prençi.

Scroll to Top