Një grua dhe djali i saj 5-vjeçar humbën jetën të shtunën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.
Mes dhimbjes së madhe, atyre iu dha sot lamtumira e fundit në varrezat e Pejës. Vdekja e 30-vjeçares dhe djalit të saj 5-vjeç ka pikëlluar gjithë vendin.
Bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se shtëpia ishte përmbytur për 30 sekonda, ndërsa të miturin 5-vjeçar dhe nënën e tij i mori para rrjedha.