JiL.al - Jeto i Lumtur

Identifikohen viktimat e trafikut në Londër, ja sa shqiptarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë së madhe është shoqëruar edhe me rritjen e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. 1452 viktima të mundshme të trafikimit janë identifikuar vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2023.

“Ajo që shikojmë si trend janë grup mosha 18-32 vjeç. Mes tyre ka fëmijë ne nuk e dimë numrin e saktë por dimë që vitin e shkuar janë humbur 200 fëmijë. dimë qe rreth 200 fëmijë janë humbur në Angli vitin e kaluar dhe rreth 160 nuk po gjenden”- tha Anxhela Bruçi nga Fondacioni Arais.

Por kush konsiderohet viktimë trafikimi që janë identifikuar në Londër?

Viktima trafikimi quhen ata që janë shfrytëzuar për prostitucion, me punë të detyruar, duke punuar në shtëpitë e barit pa dëshirën e tyre dhe pa informuar që kjo do jetë puna e tyre, puna në të zezë, në të cilën nuk paguhen për punë që bëjnë nuk kanë siguracione dhe shfrytëzohen për punë në Angli.

Të gjithë këta persona që janë identifikuar në Londër, në bazë të marrëveshjes dy palëshe me shtetin shqiptarë prite të kthehen për tu riintegruar në vendin tonë.

Scroll to Top