A ka lidhje politika në video-skandalin e Gjicit? Eksperti

Jil
Jil
2 Min Read

Eksperti i sigurisë Fation Softa komentoi rastin e video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici ku shfaqej në zyrën e bashkisë së Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçi.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se përjashton përfshirjen e politikës dhe grupeve kriminale në këtë ngjarje.

Sipas tij 40-vjeçarja mund të ketë përdorur metoda të tilla për të mbijetuar.

“Sot kamerat e fshehta gjenden dhe në internet. Ka ambiente që i shesin këto kamera.  Ky është një problem shumë shqetësues për shoqërinë pasi është një aktivitet i paligjshëm, aq më tepër kur flitet për përgjimin apo ndjekjen e një personi. Mënyra se si është filmuar video tregon se Kaçi ka qenë e vetme në regjistrim që nga momenti i hyrjes e deri në dalje. Nuk besoj se e ka publikuar vet sepse do mbulonte veten. Duhet të hetohen pajisjet në shtëpinë e Almës për të parë nëse ka raste të tjera të tilla si tek Gjici. Duhet të hetohet hde rasti i Kaçit se me çfarë aktiviteti i saj. Në drejtim të Gjicit duhet të hetohet nëse është rast i vetëm apo ka raste të tjera. Duhet hetuar për pordërim të fondeve publike dhe postit të tij.

Në gjykimin tim e përjashtoj politikën dhe grupet kriminale. Në gjykimin tim është një rast aventure që është marrë me këto aktivitete. Ndoshta i ka përdorur këto forma për të mbijetuar”- tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *