Përplasi me motor të miturën, merret vendimi për 22-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka përplasur me motor një fëmijë të mitur.

Policia tha se u vu në pranga shtetasi H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top