ftuar në studion e Panorama TV, eksperti iu referua të ardhurave buxhetore, por edhe deklaratave që janë bërë më parë nga qeveria.
“Unë them që po të shkojmë pak më tej, duke parë si po shkojnë të ardhurat buxhetore dhe një paralajmërim që u bë nga qeveria do kemi një rritje të tarifimit masivisht për gjithë shtresat në përgjithësi. Ne presim që çmimet të jenë në këto nivele edhe në periudhën e ardhshme. Nuk është një situatë provizore”, tha Tola.
I ndalur tek edhe tek një kërkesë e ERRE, e cila ka deklaruar se ato furra buke që prodhojnë edhe produkte te tjera do të kenë rritje të çmimit të energjisë, eksperti u shpreh se rritjen e çmimit të energjisë subjektet do ta faturojnë diku tjetër, duke lënë të kuptohet një rritje të çmimit të bukës.
“Nga ky muaj përmes ERRE u është kërkuar që të kemi ndryshimin e tarifimit. Të kemi një rritje progresive
Përsa kohë që flasim për një sektor i prodhimeve të miellit, një rritje të energjisë prek kostot e kësaj industria që do ti faturojnë diku”, tha Tola.
Sipas ekspertit të ekonomisë do kemi jo vetëm rritje të çmimit, por edhe ndikim në inflacion.
“Do kemi edhe një ndikim në inflacion, në kushtet aktuale ku vijojmë të kemi një inflacion të lartë. Një ndikim të tillë do prekte edhe rritjen e çmimeve që ndikojnë edhe tek inflacioni.
Kategoria e produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike po mbajnë të lartë inflacionin.
Ne varemi nga importet, edhe për produktet bazë kemi varësi nga tregjet ndërkombëtare”, sqaroi eksperti.