JiL.al - Jeto i Lumtur

Shokohet këngëtarja me famë botërore, fansja hedh hirin 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtarja e njohur Pink mbeti e tronditur teksa po performonte në koncertin e saj “British Summer Time”, në Londër.

Artistja ndali koncertin për një moment pasi një fanse hodhi në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur.

“A është vërtetë ky hiri i nënës tuaj?”, pyeti Pink teksa e mori në dorë qesen që mbante hirin.

E habitur nga situata që i ndodhi, ylli i këngës “Just Like a Pill” më pas u shpreh:“Nuk e di se si të ndihem për këtë gjestin tuaj”, ndërsa u ngrit në këmbë e mori hirin dhe e vendosi atë në anësoret e skenës.

Megjithatë kjo ngjarje u komentua shumë nga fansat, ku një ndër ta tha: “Dikush ia dha Pinkut hirin e nënës”. 

Scroll to Top