Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Meksikë, ku një 6-vjeçar u rrëzua në liqen nga 40 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur në një park argëtimi në shtetin Nuovo Leon, ku i mituri ishte duke kaluar i varur me litar mi rezervuar, sa bashku me një burrë. Në një moment litari i sigurisë duekt se shkëputet dhe i mituri rrëzohet brenda në ujë.
Momenti është kapur me video nga të pranishmit, teksa fatmirësaisht 6-vjeçari është shëndoshë e mirë.
Motra e të miturit shpjegoi më vonë se i vëllai ishte shpëtuar nga një burrë, i cili në fakt për pak u mbyt në përpjekje për ta nxjerrë atë jashtë ujit. Familja po ashtu akuzoi stafin e parkut të argëtimit se nuk kishin sigurinë e nevojshme.