JiL.al - Jeto i Lumtur

Spaho debat të ashpër me analistin: Intelektual që ngarkonte

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Deputeti Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj analistit Ilir Demalia. Në një status të postuar në Facebook-un e tij Spaho nuk i kursen kritikat ndaj analistit, duke thënë: “Ky i shkreti është pjerdhur nga trutë. Të atin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit”.

Ky reagim i Spahos erdhi pas debatit të analistit me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri në një intervistë të zhvilluar më herët, mes këtyre të fundit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit Demaliaj i cili në një shkrim të publikuar në rrjete sociale e ka cilësuar deputetin Spaho, ‘Uturaku i Marshallit’, ndërsa shton se ngjall vetëm neveri tek qytetarët.

Reagimi i plotë i analistit Ilir Demalia:

Uturaku Marshallit!

Sapo po u zgjova në mëngjes, hap telefonin dhe shikoj rreth 20 mesazhe në tel. Të gjitha të njëjtin tekst: Te ka sulmuar Edmond Spaho!!! Në fillim nuk po më binte ndërmend kush është Edmond Spaho, pastaj u kujtova që është një nga këto prurjet ruraliste të demo(n)kracisë së pas 90, “profesori” apo uturaku i Marshallit në Parlament. Kishte bërë një status ku shkruante: “Ky i shkreti është pjerdhur nga trutë. Të atin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit. Tani na çan me nder bythën.”

Bashkëngjitur me një debat që kisha dje me Qirjo Dhuli Palikarin në lidhje me Qirjon tjetër Beleri’s, njeriun e masakrës së Peshkëpise në 1994 ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe këta “sovranistët” e partisë së “profesorit” dhe doktorit e vendosën kandidat të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Pas fjalës Sigurimi Shtetit, nuk duhet pikë “profesor” por presje se vazhdon fjalia. Aman të keqen se je dhe “profesor” dhe mos e pshurr “titullin e lartë të profesorit dhe deputetit.” Merresh me tim atë që ka 15 vjet që është larguar nga kjo jetë, nuk kam problem. Merruni me mua, me tim atë, dhe me vëllain tim, dhe me nënën time, dhe kjo e larguar nga kjo jetë, se eshtrat e qenit të ngordhur do gjeni. Herë tjetër para së të flasësh për tim atë, shko ke doktori, Marshalli, dhe pyete për tim atë se e njeh mire, dhe im atë e ka njohur mirë Marshallin. Ju vazhdoni të keni formim komunist me luftë klasash se kështu jeni gatuar brumosur dhe damllosur nga lideri juaj Doktori.

Ti shkruan për tim atë “kelysh i Sigurimit..”. Ti ngatërron detyrat! Këlyshët e Sigurimit ishin spiunët e sigurimit që rekrutoheshin me dosje sipas detyrës që i caktonin, bashkëpunëtor, rezident, agjent … edhe për këtë pyete Marshallin se e di Marshalli çfarë di unë. Ata këlyshët e Sigurimit, pra spiunët i ke tek partia ku ti shërben si uturak i Marshallit, që prej krijimit të saj, qe me liderin studentor e deri si parti që doli nga zyrat e Komitetit Central e ti asokohe ishe ndoshta në Devoll me skuadrat vullnetare të shkelësve të kufirit.

Unë kurrë nuk kam mohuar apo fshehur së ç’punë ka bërë im atë, pra në Ministrinë e Brendshme pas studimeve që kreu në Lenigrad sot ST Petesburg për kundërzbulim, as kur dha dorëheqje për “arsye shëndetësore” në vitin 1971.

Pyete Doktorin se di mirë këtë. Ashtu si as nuk kam mohuar tim atë kur u arrestua më 11 janar 1975 për Agjitacion e propogand. Nuk po zgjatem me pasojat dhe vuajtjet e familjes se ja u kemi lënë ju ato, ju që vidhni gjithçka, sidomos ju që vërshuat pas 1990 si “luftëtarë të rrëzimit komunizmit.” Im at as nuk i ka shkaktuar njeriu dramë, as ka qenë shkaktar i burgosjes apo internimit të dikujt, dhe as nuk i ka venë dorë dikujt. Në të kundërt ka ndihmuar njerëz. Edhe në gjyq doli e vetëm e nuk ngatërroj njeri. Unë e kam hapur dosjen e tim ati dhe timen, pra babë e bir ndjekur nga Sigurimi Shtetit me 2A deri në prill 1991 dhe me përgjim të telefonit të shtëpisë, megjithëse unë isha larguar nga Shqipëria në korrik 1990, kur ti ndoshta atë kohë ishe me vullnetarët e Enverit për të ardhur në Tiranë për të mbrojtur monumentin e Enverit ashtu siç mbron sot doktorin. Për mos e zgjatur me ty se nuk ke asnjë vlerë dhe integritet përpos se uturak i Marshallit, bëj një gjë që të çlirosh veten nga akuzat se ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, shko tek Autoriteti Dosjeve të Sigurimit dhe merr një vërtetim që nuk ke qenë bashkëpunëtor apo ke pasur lidhje përfitimi nga Sigurimi.

Ti më kujton personazhin fshatar të Balzakut që kishte zbritur në Paris, ku shkruan, “se pas çdo qoshe muri hapej veshi i fshatarit si lëpjetë rrushi që përgjonte …” Unë të shkruaj fakte ti bën bla-bla-bla si uturak. Vazhdoni kështu se veç neveri ngjallni tek njerëzit”.

Duket se debati nuk është ndalur këtu, sepse pas këtij qëndrimi, deputeti Edmond Spaho i është kthyer sërish analistit Demaliaj, duke e quajtur këtë të fundit, ‘oturak të komunizmit’.

REAGIMI I PLOTË I EDMOND SPAHOS:

Faleminderit Syçi për përgjigjen!

Faleminderit o “demokrat” i oreve te para, qe para se te bëheshe i tille, ishe oturak i komunizmit, familjarisht. Se paku pranove qe babanë e ke pasur eksponent te Sigurimit te Shtetit ne Ministriëe e Brendshme. A ka marre apo jo njeri ne qafe ai, une nuk e di, por vendi i punes ishte qe te merrje njerez ne qafe, pasi ishe syri dhe veshi i Partise. Po te mos merrje njerez ne qafe, kur punoje ne Sigurim, te hiqnin qafe Syçi

Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse me vjen te vjell zorret e barkut. Ne Kinostudio te çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkolle te mesme. Le pastaj, kur nje gomar si ti, hiqeshe si “artist bohemë” bulevardit te Tiranes.

Nje gje nuk kam kuptuar, pse ne Kinostudio te thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nen dardhe bie Syçi.

Ore ditëzi, a ke mbaruar ne Amerike ndonje shkolle sepse na hiqesh si analist? Po te kishe ndenjur ne Shqiperi do kishe mbaruar nja 2-3 Kristale, megjithese ne moshe te vone.

Syçi nuk eshte turp te vish nga baltat e Devollit. Edhe Driteroi nga ato balta doli, por i ka qarë vargjet per balten e Devollit.

Ajo qe me shqetesoi ne citimin tend ishte kuptimi qe i kishe dhene baltes se Devollit. Dukej sikur thoshe nje cope “katunar muti” nga kooperativat e Devollit, i jep mend “artistit bohem”, “tironcit” 24 karat te viteve ’80. Artisti i leshit, siç thoshte nje miku im kur i vinte ne maje te hundes.

Por edhe ne kete rast gabon Syçi, sepse une kam lindur ne Tirane, (nuk e zgjodha une), gjimnazin e kam bere tek Qemal Stafa, universitetin tek Ekonomiku, 10tsh absolut siç thuhej ne ate kohe. Me vone u shkollova edhe ne Ameriken tende. Por nuk kam turp te them jam devolli.

Ti Syçi, “artist bohem” dhe “tironc” duhet ta kesh origjinen nga Zona e Pare Operative, sepse Sigurimi vetem nga ajo zone merrte. Syçi te kujtohet bulevardi? Kë nuk mblidhte ne ato kohe. Saçin qe hante dy buke dyzetçe dhe urinonte poshte ures se Lanes nen brohoritjet e kryeministrit te ardhshem, Syçin e Kinostudios, Edin e Dinamos. Kryesisht budallenj dhe sigurimsa. Le kur shisje dengla per takimet qe benje me Kadarene dhe rakine qe pije me Driteroin. Pika te rente o oturak! Te tere tallnim menderen me ty.

Syçi me bere thirrje te shkoj tek Autoriteti i Dosjeve dhe te marr vertetimin ne se ma mban b..tha. E kam publikuar disa here por per hatrin tend po ta publikoj edhe nje here. Lexoje o “intelektual” qe ngarkoje dhe shkarkoje derrasat ne Kinostudio. Jeni mbledhur ca surreter si ty qe na mbitë ne ekrane dhe po marrosni nje popull te tere.

Tani do ta mbyll Syçi. I kerkoj ndjese publikut per fjalet qe perdora ne postimin e pare per ty. E mendova shume por ishte e vetmja menyre per te te pershkruar, banal por i vertete.

Te fala atij qe babai yt e therriste Kasketa dhe i thuaj ta botoje edhe pergjigjen time meqenese e filloi kete pune.

Scroll to Top