JiL.al - Jeto i Lumtur

U pendua? Noizy merr vendimin e papritur për postimet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku lokali në pronësi të të atit u përfshi nga flakët, hera e dytë kjo brenda një muaji.

Me anë të një postimi në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto të kushëririt që dyshohet si autori i dy zjarrvënieve, për të cilin ka thënë se është rritur nga familja e artistit.

Ai shprehet që ky është një akt terrorist dhe se Eraldo, është një besimtar ekstremist. Megjithatë këngëtari shprehet se nuk mund të krijojë urrejtje për një person me të cilin është rritur dhe se ja lë në dorë Zotit dhe drejtësisë të gjithë ngjarjen.

Por jo vetëm kaq, pasi Noizy duke parë reagimin e madh të fansave të tij në lidhje me ‘u bë besimtar ekstremist’, ai bëri një tjetër postim në “Instagram”, ku shprehet mjaft i revoltuar.

Ai shprehet se nuk e ka cilësuar se cilit besim i përkiste, por mund të ishte edhe ‘ekstremist katolik’, duke kujtuar një person që vrau 50 persona në një xhami në Zelandën e Re.

Por duket se Noizy është penduar që ka bërë këto reagime dhe ka vendosur që t’i fshijë të gjitha. Pasi ka bërë këtë veprim, ai ka postuar një foto të tij në “Instastory” dhe krahas saj shkruan:

“Gjithsesi jeta vazhdon. Paqe, ika në gjumë”.

Scroll to Top