Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Graçanicë për festën e Vidovanit, ku ka takuar serbët e pranishëm.
Ndërkohë ai ka mbajtur me vete edhe një bluzë me shkrime nacionaliste ku shkruhej “Dorëzimi nuk është një mundësi”.
Por gjatë kthimit në Serbi mediat në Kosovë raportojnë se Danilo është ndaluar nga policia.