Tmerrohen pasagjerët, avionit nuk i hapen rrotat e përparme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një avion me më shumë se 100 persona në bord u ul në pistë me “hundë” pasi pajisjet e tij të uljes nuk funksionuan ndërsa përgatitej për t’u ulur.

Avioni Boeing 717, ishte nisur nga Atlanta, SHBA në orën 7:25 të mëngjesit dhe ishte planifikuar të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Charlotte Douglas, Karolina e Veriut të mërkurën në mëngjes.

Por për shkak të problemit me sistemin e uljes dhe hapjen e gomave, avioni u ul në “hundë” ndërsa dhjetëra shërbime emergjente u përpoqën për të ndihmuar pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Për mrekulli asnjë nga 96 pasagjerët apo punonjësit e ekupiazhit Delta nuk u plagos në incident.

Avioni arriti të ulej me pajisjen e tij të hundës dhe të ndalonte i sigurt në pistë.

Scroll to Top