Vrau kuksianin në lokalin e tij në Prizren, Gjykata del me njoftimin

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe të pandehurit tjetër R.S., për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu.

Ndërsa, ndaj tre të pandehurve të tjerë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për zëvendësimin e masës së paraburgimit.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Medina Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendimin PPPS.nr.7/23 të datës 29.06.2023 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.H, të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 03.09.2023, dhe ndaj të pandehurit R.S, ashtu që të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 06.09.2023”, tha Gashi për Betimi për Drejtësi.

Ajo njoftoi se për të pandehurit Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.

Ndërsa, për të pandehurin Burim Mazreku masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor.

“Ju njoftojmë se me datë 29.05.2023 Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës nga paraburgimi në masën e arrestit shtëpiak për të pandehurit A.V dhe J.B, si dhe po me këtë datë ka paraqitur kërkesë për zëvendësim te masës nga paraburgimi në masën e paraqitjes në stacion policor për të pandehurin B.M, të cilat kërkesa janë aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”.

Visart Cengu, 31 vjeç u vra me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të 3 janarit në dalje të Prizrenit, pas një sherri të ndodhur në lokalin Kobra City të Dibran Hoxhës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *