Ka një strategji agresive nga mediat pranë qeverisë, për relativizimin e aktit skandaloz të Safet Gjicit në zyrën e shtetit, dhe zhvendosjen e vëmendjes tek porositësit e “vrasjes” së tij politike.
Vetëm një ditë pas shpërthimit të skandalit seksual më të madh në historinë e politikës shqiptare, një numër i madh mediash dhe analistësh me lidhje të ngushta me pushtetin, nisën të kërkojnë porositësit, të cilët sipas tyre na qenkan po aq fajtorë sa Gjici që nga zyra me flamur dhe portretin e Ismail Qemalit në sfond, nxorri dhe vuri në përdorim oral, “veglën” e tij personale.
Kjo strategji e mirëmenduar, solli një zhvendosje graduale të vëmendjes nga akti pervers i qytetarit të parë të Kukësit, tek zonja autore e videos, dhe personat e supozuar që qëndronin pas saj. Në një farë mënyre, loja funksionoi.
Ajo që nuk parashikuan, njerëzit pranë pushtetit, ishte e vërteta lakuriq e këtij operacioni që futi në grackë Gjic erotikun. Një e vërtetë që ka të bëjë me grupin e ngushtë të personave të një niveli të ulët, pjesë e një medie me lidhje të forta me Ramën, të cilët duke menduar të kapnin ndonjë lek të shpejtë, bënë një numër të madh gabimesh, duke lënë rrugës shenja pafund.
Këto shenja tashmë janë në duart e prokurorisë. Qe nga mjeti i regjistrimit që u përdor, i cili është përdorur në disa përgjime nga media në fjalë, tek karta e cila është shkarkuar fillimisht në një kompjuter në redaksinë me të cilën zonja e videos, ishte në një raport bashkëpunimi prej disa kohësh, bisedat mes kësaj të fundit dhe dy bashkëpunëtoreve të saj të ngushtë me të cilët edhe në të kaluarën ka bërë disa punë me qëllim gjobëvënien.
Drejtuesit e medias, morën vesh ekzistencën e këtij materiali. E bllokuan, dhe njoftuan menjëherë kryeministrin, i cili thirri Gjicin ne zyre duke e paralajmëruar që nëse do të dilte videoja, ky do të shkonte në burg.
Gjici kërkoi të bënte menjëherë marrëveshje me medien në fjalë, por pa arritur një rezultat konkret, por të paktën duke marre siguri që videoja do të mbahej e arkivuar.
Por Alma tashmë kishte nisur të hidhte vallen, që do të duhej ta çonte deri në fund, prandaj pasi kishte mbajtur një kopje, hyri në bisedime me persona të interesuar për ta rrënuar Gjicin.
Këta të fundit kërkuan te shohin videon, dhe me mashtrim, arritën ta regjistrojnë nga kompjuteri, jo duke marrë folder, por duke e regjistruar me një celular të thjeshtë.
Në këtë pikë, çdo skemë e medias në fjalë, e Ramës, e Gjicit, apo edhe e vetë Almës dhe bashkëpunëtorëve të saj, u shkërmoq. Personat në fjalë nuk e mbajtën më materialin komprometues, dhe në vetëm dy ditë, videoja e “gojores” rrodhi, duke perfunduar në celularët e çdo shqiptari.
Pavarësisht këtyre fakteve, asgjë nuk e justifikon veprimin e qytetarit të parë të Kukësit, prandaj përpjekjet e “mbrojtësve” të tij që kërkojnë të relativizojnë ngjarjen duke kërkuar urdhërdhënësit, dhe duke futur si pyke emrin e Sali Berishës, janë jo vetëm qesharakë, por edhe skandaloze, njëlloj si akti i personit që po mbrojnë, duke përdorur skemën idiote të një kurthi të ndërtuar nga opozita!
PS. Vetëm se “Veglën” e Safetit se fusin dot në thes.