Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinaj dhe familjareve të tij. Gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit nga i zhdukuri dhe familjarët e tij.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në sekuestro janë vënë prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj, me vlerë mbi 10 mln euro.
Kujtojmë se pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe apelit të posaçëm.