Djegia e mbeturinave urbane në Vlorë po vazhdon edhe ditën e sotme. Që nga dita e djeshme, zjarri i ndezur në fushën e mbeturinave në Vlorë nuk është shuar.
Fillimisht zjarri nisi të merrte pasditen e djeshme ndërkohë që edhe zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë arritur që ta shuajnë dot plotësisht. Sot në mëngjes në vendin e zjarrit kanë shkuar fadromat dhe kanë hedhur dhe mbi vendet ku zjarri ishte ende i djegur.
Mësohet se nga hetimi paraprak, ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë vënë zjarrin.