Policia ka arrestuar një 50-vjeçar në Korçë, pasi shiste në dyqanin e tij në Korçë produkte të skaduara. Mësohet se i arrestuar është Entel Spahillari, i cili sipas policisë tregtonte në marketin e tij fishekzjarre dhe mallra kontrabandë.
Njoftimi i plotë:
Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”.
Operacioni, rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në subjekte të ndryshme, nga Policia e Korçës dhe specialistët e AKU-së.
Tregtonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.
Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyka