“Katër zyrtarë të lartë të dënuar dhe 24 procedime penale”, Altin Dumani publikon raportin vjetor të SPAK

Jil
Jil
2 Min Read

Këtë të hëne seancë plenare i pranishëm është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani ku ka publikuar raportin vjetor të 2022.

Ai tha se gjatë këtij viti janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë ndërsa janë hetuar  24 procedime penale me 25 persona nën hetime.

Po ashtu ai tha se është rritur gama e databasave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejt

“SPAK vijon të konsideroj thelbësore pavarësinë e saj institucionale në përputhje të funksioneve të saj kushtetuese. Është në proces miratimi dhe rregullorja për sistemin e vlerësimit të rezultateve të punës dhe integritetit të hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit . SPAK po krijon një sistem për digjitalizimit të informacionit dhe të dhënave që lidhen me procedimet penale. Synojmë që në vitin 2023 të fillojë faza eksperimentale e këtij sistemi. Ka një rritje të procedimeve penale dhe konkretisht janë regjistruar 28 precedime penale me 34 persona në hetim.

Ka një rritje të përdorimit të hetimeve pro-aktive në 122 procedime penale. Është rritur gama e databaseve shtetërore ku SPAK ka akses të drejtëpërdrejt. Shumë verifikime i bëjmë direkt nga SPAK. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Posaçme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, gjatë vitit 2022 janë dhënë katër vendime dënimi me katër persona që janë ish-zyrtarë të lartë . Ndërkohë në periudhën 2020 -2022 rezulton se në total nga SPAK janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25  persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, ku përfshihet ish-gjyqtarë, dhe ish-kryetarë bashkie.”- tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *