Aksident tragjik, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, detaje nga ngjarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci. Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.

Sipas medieve italiane Xhulio po drejtonte makinën e tij tip  Volkswagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë. Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie


Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës , e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

Scroll to Top