JiL.al - Jeto i Lumtur

Video/ “Shtron” drekë në mes të përleshjeve, veprimi i pazakontë i të riut bëhet viral

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sado e pabesueshme të tingëllojë, të enjten e kaluar në Francë, ndërsa protestuesit dhe policia u përleshën pas vrasjes së adoleshentit franko-algjerian Nahel nga zjarri i policisë, dikush regjistroi një skenë krejtësisht tjetër: një i ri i ulur në një cep dhe duke ngrënë drekën e tij sikur asgjë nuk po ndodh.

Videoja e personit duke shijuar drekën e tij, ndërkohë që rreth tij po ndodhin përleshje midis policisë dhe protestuesve, është bërë virale orën e fundit në Twitter.

Videoja e postuar ka mbledhur miliona shikime.

Është vërtet e çuditshme: nga njëra anë, protestuesit hedhin sende ndaj policëve të armatosur, në mes është ndezur zjarr dhe në këtë atmosferë të tensionuar, një i ri është ulur i pashqetësuar duke ngënë.

Scroll to Top