JiL.al - Jeto i Lumtur

Mediat serbe pasqyrojnë vizitën e Clinton në Tiranë. Nëvizojnë thirrjet ndaj Kosovës: Ndalni marrëzinë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Beograd- Mediat serbe pasqyrojnë vizitën e Clinton në Tiranë.

Gjatë një fjalimi në ceremoninë për nder të tij në Tiranë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton shprehu shqetësimin e tij për situatën në Veri të Kosovës. Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat serbe. “Alo” raporton se sipas Clinton, Kosova duhet të tërhiqet dhe t’i tregojë botës se si duhet një e ardhme gjithëpërfshirëse.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qytete në favor të serbëve për t’u dhënë edhe katër kryetarë komunash. Kështu që nuk mendoj duhej të ndodhte që këto zgjedhje të ndodhnin,”- tha ai.

Po ashtu, në median serbe theksohet se Clinton tashmë është e lehtë për shqiptarët, të cilët tani janë shumicë, që të përpiqen të shfrytëzojnë momentin.

“Shpresoj se shqiptarët do të jenë në gjendje t’i tregojnë botës se si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse. Duhet të ndalë kjo marrëzi,” shpjegoi ai.

I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, u pritet me nderime në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999. Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit kryeministri Edi Rama e prezantoi zotin Klinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999.

Scroll to Top