Shfrytëzimit i të miturve për të lypur në rrugë është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues, pasi raste të shumta po evidentohen ditë pas dite. Së fundmi në Elbasan është konstatuar një tjetër rast, ku për pasojë është vënë nën hetim një nënë e re.
Një 24-vjeçare me iniciale S.M është vënën nën hetim në gjendje të lirë, pasi shfrytëzonte foshnjën e saj vetëm 7 muajsh për të lypur.
Siç raportohet e reja u gjet në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kristoforidhit”, duke lypur në rrugë, së bashku me fëmijën e saj 7 muajsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 24 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, thuhet në njoftimin e policisë.