I morën jetën në atentat Ardian Nikulajt, zhvillohet seanca në Londër për të kërkuarit nga drejtësisa shqiptare

Jil
Jil
2 Min Read

Në gjykatën e ekstradimeve në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia.

Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 Prill 2023.

Nga të katër të arrestuarit vetëm Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë.

Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua online nga shtëpia e saj.

Lewis Green avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në gjykatë e  një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.

Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Gjykata e Lartë angleze Royal Court of Justice për këtë çështje është shprehur disa herë duke vendosur se “kushtet në burgjet shqiptare, përmbushin standardet për të ekstraduar nga territori Anglisë,  të kërkuarit nga drejtësia shqiptare”.

Gjykatësi Daniel Sternberg  vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim.

Po ashtu gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentat mbrojtës më 29 Gusht.

Ndërsa shteti shqiptarë kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga Crown Prosecution Service, prokuroria angleze,  duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 Tetor.

Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e Nëntorit.

Qëndron ende  në arrati britaniku tjetër Harry Simpson person me Kartelë të Kuqe Interpoli pasi një urdhër arresti nga Policia Shqiptare.

Sakaq në Marok është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli Ruben Saraiva njeriu që sipas policisë shqiptare është autori vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Edhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *