JiL.al - Jeto i Lumtur

Si u vra Rruzhdi Hoxha? Zbardhet dosja, nga plumbi pas koke, tek hedhja e trupit në Dajt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vrasësi Fredi Rrushi ka udhëtuar drejt malit të Dajtit me viktimën, por në momentin e kthimit ka qenë vetëm.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, vrasësi është parë nga kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit në orën 01:09 drejt Dajtit, ndërsa është parë të kthehet  në orën  03:28.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike në datën 22.10.2022 rezulton se pasi kanë zbritur nga automjeti shtetasit Kledjon Isufi dhe Ajet Fejzo, automjeti me drejtues shtetasin Fredi Rrushi dhe pasagjer shtetasin Rruzhdi Hoxha ka lëvizur duke ndjekur itenerarin nga Rr.’Princ Vidi’ ora 00.29, ne drejtim te Rr. ‘Kastriotët’, rruga ‘Demokracia’, ka vijuar rrugën në drejtim të vendit të quajtur ‘Ura e Babrroit’, pasi ka dalë nga Ura e Babrroit ka lëvizur në rr. Njazi Meka, ka kaluar në Rrugën ‘Niko Avrami’ ne drejtim te vendit të quajtur ‘Kryqëzimit i Bar Gjilanit’ (kryqëzimi i rrugës Niko Avrami me Rrugën i Dibrës), ne drejtim te Komisariatit nr.4, IKV, Fresk dhe më pas automjeti është futur në rrugën e Dajtit, nga këqyrja e pamjeve filmike në aksin Tiranë – Dajt konkretisht te kamerat e një karburanti vërehet automjeti në lëvizje me drejtim Tiranë – Dajt. Në orën 01:09 me orën reale automjeti shfaqet në kamerat e sigurisë së Traut të Hyrjes në Parkun Kombëtar Dajt.

Scroll to Top