Australi, i riu varros të gjallë ish të dashurën sepse e refuzoi

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Australi, një i ri 22-vjeçar varrosi të gjallë ish-in e tij 21-vjeçare sepse ajo e refuzoi ate. Çështja u rihap sërish në një gjykatë të Australisë Jugore të mërkurën.

Tarikjot Singh, 22 vjeç, nga Adelaide, u deklarua fajtor për vrasjen e studentes 21-vjeçare për infermieri, Jasmeen Kaur.

Në seancën e tij të dënimit në Gjykatën e Lartë të Australisë Jugore, prokurori Carman Matteo theksoi se 22-vjeçari e vrau të renë si një akt hakmarrjeje pasi e refuzoi.

Në fakt, siç theksoi ai, autori e kishte planifikuar vrasjen para se ta rrëmbente nga puna, në mars të 2021.

Trupi i 21-vjeçares u gjet në një varr të cekët, 400 kilometra larg vendit ku u pa e gjallë për herë të fundit. Duart dhe këmbët e saj ishin të lidhura me kabllo dhe shirit dhe u zbulua se ajo kishte gëlltitur dheun, sipas Guardian.

Ky është një krim me një nivel të pazakontë brutaliteti, theksoi prokurori. “Ajo duhet të ketë qenë e vetëdijshme dhe të ketë vuajtur atë që mund të përshkruhet vetëm si tmerri absolut i frymëmarrjes dhe gëlltitjes së dheut dhe vdekjes në atë mënyrë,” shtoi ai.

Sulmuesi duhej të dilte në gjyq këtë vit, por u deklarua fajtor pasi pranoi fajin e tij në shkurt. Ai u dënua me burgim të përjetshëm

noa.al

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *