JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë, plagosen 17 të mitur, dyshohet për një viktimë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident me pasojë plagosjen e 17 personave është raportuar ditën e sotme në Londër.

Sipas mediave te huaja një makinë Land Rover është përplasur me një shkollë fillore për vajza në Wimbledon, ku për pasojë një e mitur ka humbur jetën, 17 janë plagosur, 9 prej të cilave në gjendje të rëndë. Policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit, një grua rreth të 40-ave. 

Zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët, përfshirë Ambulancën Ajrore të Londrës kanë mbërritur në vendin e ngjarje rreth orës 9:54 të mëngjesit të sotëm.  Deputeti i Wimbledon, Stephen Hammond tha se disa nga vajzat e plagosura ndodhen në gjendje kritike për jetën. 

Scroll to Top