Temperaturat përvëluese ‘shkrijnë’ banorët në Kinë

Jil
Jil
1 Min Read

Temperaturat në Kinë po përvëlojnë popullësinë, ndaj qeveria jep urdhër për punonjësit e Pekinit në ambjente të jashtme natyre të pëzullojnë përkohësisht punën.

Meteorologët njoftojnë se temperatura në kryeqytet do të arrinte 40 gradë Celsius.

Departamentet qeveritare janë urdhëruar të sigurojnë që të moshuarit dhe të sëmurët të mund të qëndrojnë në dhoma të freskëta.

Në qytetin ku jetojnë 22 milionë banorë, është shpallur “alarmi i kuq”, niveli më i lartë i sistemit të paralajmërimit për temperatura ekstreme, raporton AP.

Qeveria njoftoi të hënën se Pekini kishte regjistruar 10 ditë temperatura mbi 35 gradë Celsius, brezi më i gjatë i tillë që nga viti 1961.

Në të njëjtën kohë, përmbytjet detyruan mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kinën jugore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *