Atentati mafioz ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, shoqërohet

Jil
Jil
1 Min Read

Valter Bami është shoqëruar sërish në polici, si person i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas. Kujtojmë se Valteri dhe Marklen Haka janë marrë edhe një herë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Ramazan Sina dhe plagosjen e dy fëmijëve të Gentian Bejtjas në atentatin e ndohur në Larushk.

Haka dhe Bami kanë mohuar që të kënë lidhje me ngjarjen, madje ata ju kanë vënë në dispozicion hetuesive edhe pamjet filmike të banesave të tyre. Në dëshminë e tyre, ata kanë mohuar që të kenë konflikte me Gentian Bejtjan.

Gentian Bejtja është një personazh shumë i njohur për policinë. Emri i tij është lakuar në disa ngjarje të ndryshme kriminale. Ai nuk është gjetur ende dhe hetuesit kanë dyshime se fshihet në Lezhë në mënyrë që të merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për të zbuklar autorët e ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *