Jashar dhe Bilbil Maja janë dy të plagosurit nga sherri që ndodhi të enjten pasdite në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona i goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Jashar Maja ka zbuluar detajet nga ky moment i rëndë, teksa ndër të tjera ka treguar edhe se si është gjendja shëndetësore e djalit të xhaxhait të tij, Bilbil Majës.
“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.
Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja ma ka borxh.
Nëse shteti nuk bën drejtësi të më shpronësojë individualisht se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”,-tha Jashar Maja.