Spanja është përfshirë prej disa ditësh nga reshje të dendura shiu.
Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e trenave janë ndaluar përkohësisht për shkak të përmbytjeve masive në disa zona. Një nga zonat më të prekura është qyteti i Zaragozës, ku kalimi për këmbësorët dhe automjetet është i pamundur.
Dëmet materiale janë të pallogaritshme. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, makinat janë marrë nga rrjedha e ujit dhe shërbimet e trenave për në Barcelonë janë ndërprerë.