Fisi Rraja “masakroi” me shkopa bejsbolli dy kushërinjtë,

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Borizanë të Krujës ditën e djehsme tronditi opinionin publik.

Konflikti verbal degardoi në përdorimin e dhunës dhe anëtarë të fisit Rraja shunuan me shkopinj bejsbolli dy anëtarë të fisit Maja.

Kushërinjtë Jashar dhe Bilbil Maja mbetën të plagosur, ndëra ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Analisti, Lutfi Dervishi përmes një postimi në Facebook thotë se ngjarja ka përmsa alarmante dhe institucionet duhet të reagojnë.

Reagimi i plotë:

Për hurin dhe hunjtë e gardhit…

A ka mbetur ndonjë psikiatër në këtë vend t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë në Krujë?

A ka mbetur prokuror që të ketë guximin të zbatojë ligjin?

A ka mbetur gjyqtar që t’i tregoj burgun dhunuesve?

A ka mbetur ndonjë hu në mazhorancë që të skuqet nga të fortët që ligjin e bëjnë me hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë hu nga shumica që të dënoje publikisht dhunën barbare apo “ligji nuk ndalon që të mbash hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë gomone lirë apo, pas këtyre pamjeve, u mbushën e u zbrazën të gjitha?

A ka mbetur ndonjë zyrtar policie me cipë apo i ka plasur cipa nga huri?

A do te hapë gojën dikush dhe të mos thotë: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”

A ka parë njeri skena të tilla si ato të Krujës qoftë edhe nëpër filma?

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *