20-vjeçarja përdhunohet në grup nga 6 djem në dhomën e hotelit

Jil
Jil
1 Min Read

Një turiste 20-vjeçare raportohet se është përdhunuar në grup brenda një dhome hoteli në ishullin spanjoll të Majorkas, pasi u josh nga një grup të rinjsh.

20-vjeçarja kishte shkuar në Palma Beach me një moshatar të sajin nga Gjermania, që e kishte takuar në ishull teksa ishte në pushime me miqtë.

“Ultima Hora” raporton se pasi konsumuan një pije, vajza ka pranuar të shkojë në hotel me 20-vjeçarin, por kur mbërritën në dhomë, ajo ka hasur në pesë të rinj gjermanë të tjerë që po pinin alkool.

Viktima e supozuar pretendoi se ajo u përpoq të ikte, por më pas grupi i djemve e pengoi atë të largohej dhe disa prej djemve e përdhunuan, ndërsa të tjerët e shikonin.

20-vjeçarja e ka denoncuar ngjarjen te recepsionistja e hotelit, e cila ka lajmëruar autoritetet. Oficerët e Policisë Kombëtare mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan gjashtë gjermanët për një sulm të dyshuar seksual, ndërsa vajza u dërgua në spitalin Son Llatzer.about:blank

Agjentët e Njësisë së Kujdesit për Familjen dhe Gratë në Policinë Kombëtare spanjolle kanë nisur hetimet për rastin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *