JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekzekutoi shqiptarin në Selanik, zbardhet dëshmia e bashkëkomba

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat greke kanë zbardhur një pjesë të dëshmisë në polici të 45-vjeçarit shqiptar që vrau me armë një ditë më parë një 50-vjeçar gjithashtu nga Shqipëria, në Selanik të Greqisë.

Autori ka thënë para hetuesve se nuk ka patur për qëllim ta vriste 50-vjeçarin, me të cilin ka patur njohje të mëparshme, por sipas tij, u detyrua pasi ishte kërcënuar.

“Nuk kam patur motiv ta vrisja. Kohët e fundit kam marrë kërcënime për jetën nga viktima. Ka patur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga ana e viktimës, dhe jashtë karburantit u sulmova sërish nga i ndjeri”, ka deklaruar në polici 45-vjeçari.

Ky i fundit ka hematoma dhe të nxirra në kokë për shkak të goditjeve me zinxhir nga ana e viktimës para se të qëllohej me armë.

Autori i ka treguar policisë edhe vendin se ku ka braktisur makinën me të cilën u largua pas krimit, si dhe ku ka fshehur pistoletën me të cilën vrau 50-vjeçarin, armë për të cilën tha se e bleu pas kërcënimeve.about:blank

Por dëshmitarët të cilët kanë qenë prezent në lokalin ku fillimisht u zunë para vrasjes, thonë se dëgjuan që të bisedonin për pagesa parash.

Viktima: E kam bërë punën, më jep paratë.about:blank

Autori: T’i kam dhënë, nuk të kam borxh.

Por një tjetër pistë hetimore që raporton gazeta greke “I Efimerida” është edhe një informacion që dyshohet se autori i kishte ngacmuar seksualisht bashkëshorten viktimës. Ai ishte afruar në një dasmë e mendohet që më pas të jenë takuar. Kjo dyshohet që të ketë shkaktuar mosmarrëveshjet mes dy shqiptarëve.about:blank

Megjithatë, zyrtarisht nga policia greke nuk ka asnjë të dhënë për shkakun, përveç se njoftimit të arrestimit të 45-vjeçarit.

I dyshuari u vetëdorëzua sot në policinë greke i shoqëruar nga avokati i tij. Vrasja e një dite më parë në Selanik pranë një pike karburanti ishte filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë.about:blank

Autori kishte ndaluar makinën në anë të rrugës. Ndërsa në xhamin anësor të mjetit ishte afruar viktima që po konfliktohej me shoferin dhe e godiste me zinxhir nga dritarja.

Por në një moment, autori e qëlloi me armë nga brenda mjetit duke e lënë të vdekur 50-vjeçarin shqiptar. 

Scroll to Top