Bastiset plazhi në Himarë, sekuestrohen 37 çadra dhe 68 shezlong

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia në Himarë ka sekuestruar 37 çadra dhe 68 shezlongë paraditen e sotme pasi u konstatuan 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin

Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë për këta qytetarë me inicialet përkatëse:

I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;
C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;
A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Scroll to Top